Auto&Tech
Ford rrit çmimin e kamionçinës elektrike F-150 Lightning Pro
Demokracia
10:09 | 06 Tetor 2022

Share:

Ford Motor Co po rrit çmimin e kamionçinës së tij elektrike F-150 Lightning Pro për modelin e vitit 2023 me gati 11 për qind, duke kërkuar të zbusë goditjen nga pengesat e vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit dhe inflacionit të lartë prej dekadash, tha një zëdhënës për prodhuesin e automjeteve.

Çmimi i modelit të ri është vendosur në 51,974 dollarë krahasuar me 46,974 dollarë më parë, për shkak të “kufizimeve të vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit, rritjes së kostove materiale dhe faktorëve të tjerë të tregut”, tha zëdhënësi.

Prodhuesit amerikanë të automjeteve, duke përfshirë gjigantin e EV-ve, Tesla Inc dhe Rivian Automotive Inc kanë rritur gjithashtu çmimet për automjetet e tyre këtë vit, të shtrënguara nga kushtet e vështira ekonomike që janë përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Në muajin gusht, Ford ngriti çmimet për linjën e tij F-150 Lightning për herë të parë që kur linja u prezantua vitin e kaluar, me një gamë prej 6,000 dollarë dhe 8,500 dollarë në varësi të variantit.

Modeli Pro, më i liri nga variantet, kishte një çmim gati 18 për qind më të lartë se më parë, mes një rritje të kostove të lëndëve të para si litiumi që përdoret në bateritë EV.

Zëdhënësi i Ford tha se ata që kanë planifikuar tashmë porosinë e tyre, duke përfshirë klientët komercialë dhe qeveritarë, nuk do të preken nga rritja e fundit.

Të ngjashme