Diku rreth 70 përqind e blerësve të makinave elektrike thanë se do t’u mungojë era e benzinës, dhe Ford ka një zgjidhje për këtë.
Kompania amerikane e prodhimit të veturave “Ford” ka krijuar një aromë të re e cila ka tendencën të ketë aromën e benzinës.
E quajtur “Mach-Eau”, Fordi ka thënë për parfumin e tij se “është dizajnuar për të kënaqur nuhatjen e kujtdo që e dëshiron një aromë të tillë”.
Fordi po ashtu ka bërë të ditur se ka punuar me kompaninë Olfiction me seli në Britani të Madhe për të krijuar parfumin.
Por, ky parfum nuk mund të përdoret në lëkurë por atë mund ta vendosni në tavolinë apo në makinën tuaj elektrike dhe ta nuhatni kurdo që ndjeni mall për erën e benzinës.
Ford e ka bërë këtë për të promovuar veturën e tij më të re, Ford Mustang Mach-E GT. /Demokracia.com/