Lajme
Forcat speciale të Ukrainës publikojnë pamjet nga droni, të shkatërrimit të sistemeve raketore ruse në Chernihiv
Demokracia
13:06 | 07 Korrik 2022

Share:

Forcat speciale ukrainase dhe artileria e këtij vendi, kanë bashkuar forcat për të shkatërruar sistemet raketore ruse.

Pamjet e filmuara nga ajri me dron, tregojnë sesi artileria ukrainase dhe dronët godasin sistemet raketore ruse.

Videoja është publikuar nga Komanda për Operacione Speciale në Ukrainë (SSO) dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës, që e realizuan këtë operacion ushtarak gjatë 5 korrikut.

“Falë koordinimit dhe operatorëve, disa sisteme raketore ruse Uragan MLRS janë shkatërruar”, thuhet në kumtesën e ushtrisë ukrainase.

“Okupatorët kanë sjellë sistemet raketore Uragan MLRS dhe tërë pajisjet tjera të nevojshme për të na pushtuar, por janë penduar keq për këtë. Kemi shkatërruar disa prej tyre”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Sulmet kanë ndodhur në rajonin Chernihiv, ku shihet se sistemet raketore janë të fshehura shumë pranë trenave dhe vagonëve të shumtë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ata nuk i shpëtuan dronëve dhe artilerisë së ukrainasve, që nga fillimi i luftës kërkonin nga perëndimi armë të rënda me precizitet të paparë.

E duket se ato tashmë kanë filluar të ndryshojnë rrjedhën e kësaj lufte – duke i detyruar rusët të tërhiqen nga shumë fronte.

Të ngjashme