Ministria e Mbrojtjes së Britanisë thotë se forcat ruse kanë bërë përparim minimal gjatë kësaj jave.
Sipas këtij raporti, forcat ruse kanë bërë përparim minimal këtë javë dhe forcat ukrainase rreth Kievit dhe Mykolaivit vazhdojnë të pengojë përpjekjet e ushtrisë ruse për të rrethuar qytetet, shkruan ‘The Guardian’.
Inteligjenca britanike tutje ka njoftuar se qytetet Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol mbeten të rrethuar dhe objekt i granatimeve të rënda ruse.
OKB-ja tani thotë se numri i refugjatëve që ikin nga konflikti në Ukrainë tashmë ka tejkaluar 3.2 milionë. Ky numër do të vazhdojë të rritet si rezultat i agresionit të vazhdueshëm rus.