Lajme
Forcat ruse deportojnë rreth 40,000 civilë nga Mariupoli në Rusi
Demokracia
19:46 | 03 Maj 2022

Share:

Forcat ruse kanë deportuar pothuajse 40,000 civilë nga Mariupoli në Rusi ose në Dontesk, ka njoftuar të martën kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko.

“Kemi verifikuar tashmë listat e atyre që u deportuan nga Mariupol në Rusi ose në të ashtuquajturën DPR. Janë gati 40 mijë persona. Tani ata kanë filluar t’i fshehin këto lista. Fatkeqësisht, nuk jemi në gjendje të verifikojmë gjithçka për momentin, por po vazhdojmë punën”, tha Boichenko, raportoi CNN-i.

Sipas tij, ushtria ruse po e dërgon popullsinë vendase në periferi të Rusisë, në Lindjen e Largët ose në Siberi dhe atje po i përdorin për punë të ndryshme.

Boichenko ka shtuar se banorëve të Mariupolit u lëshohet një certifikatë zhvendosjeje.

Të ngjashme