Lajme
Forcat ruse bombardojnë bazën ajrore të Ukrainës
Demokracia
18:11 | 12 Gusht 2023

Share:

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar për bombardimin e një piste ajrore të Ukrainës. Forcat ruse, sipas ministrisë, kanë sulmuar me armë me rreze të gjatë. Këto pretendime nuk kanë mundur të konfirmohen nga mediat ndërkombëtare.

Ministria ruse ka njoftuar se nga bombardimi janë shkatërruar të gjitha objektet që ishin cak.

Ndërkaq, kryeprokuroria e Ukrainës ka thënë se forcat ruse kanë goditur një ndërtesë civile, duke lënë të vdekur një 8-vjeçar në Kolomyia.

 

Të ngjashme