Lajme
Forcat izraelite vrasin një adoleshent palestinez
Demokracia
19:36 | 06 Mars 2022

Share:

Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje një adoleshent palestinez pasi dyshohet se goditi me thikë dy policë në Jerusalemin Lindor.

Incidenti ndodhi në Bab Hutta, një nga portat e kompleksit të Xhamisë Al-Aksa rreth orës 4:30 të mëngjesit me kohën lokale.

I riu u identifikua nga agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa si 19-vjeçari Kareem Jamal al-Qawasmi. Ai u konstatua i vdekur nga personeli mjekësor, i cili mbërriti menjëherë në vendngjarje.

Policia izraelite tha se dy oficerët u plagosën lehtë në sulmin e supozuar me thikë, raporton aljazeera.

Të paktën 30 palestinezë, duke përfshirë disa fëmijë, u lënduan gjatë protestave palestineze ndërsa 20 të tjerë u arrestuan.

Të ngjashme