Lajme
Forcat e Ukrainës kanë avancuar më shumë se një kilometër në Bakhmut në 24 orët e fundit
Demokracia
18:13 | 07 Korrik 2023

Share:

Ukraina thotë se trupat e saj kanë avancuar përpara me më shumë se një kilometër rreth qytetit të të Bakhmutit në 24 orët e fundit, derisa ushtria vazhdon të ushtrojë presion mbi forcat ruse në zonë.

“Forcat e mbrojtjes vazhdojnë presionin e tyre ndaj armikut në Bakhmut, duke kryer operacione sulmi dhe duke avancuar në krahët verior dhe jugor”, tha zëdhënësi i Grupimit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Serhii Cherevati.

“Në veçanti, gjatë ditës së kaluar, ata kanë avancuar më shumë se një kilometër”, tha ai.

Sipas tij, luftimet janë të ashpra atje ku forcat ruse po bëjnë njëfarë rezistence.

“Ata (rusët) ndonjëherë kanë kundërsulme të vogla, por në përgjithësi, ne kemi iniciativën”, shtoi ai. “Më e rëndësishmja, ne po ecim përpara pavarësisht faktit se kemi barazi në forca dhe mjete — ne nuk kemi asnjë avantazh ndaj tyre”.

Të ngjashme