Sport
Forca të mëdha të policisë “pushtojnë” stadiumin para ndeshjes Gjilani – Drita
Demokracia
11:30 | 25 Nëntor 2021

Share:

Elita e futbollit kosovar sot sjell një superndeshje ku përballen dy skuadrat e Anamoravës, Gjilani e Drita, shkruan Demokracia.com

Gjithmonë ndeshjet e këtyre dy skuadrave kanë zgjuar interesim të madh, por këtë herë është shumë më interesant pasi të dyja ekipet po luftojnë për kreun e tabelës. Gjilani është në vendin e parë ndërsa Drita në të dytin.

Për shkak të masave kufizuese në stadium pritet të jenë vetëm 30 përqind e kapacitetit, çka i bie dikund 1300 tifozë, megjithatë, forca të shujta policie duket të jenë prezentë në këtë takim.

Policia tashmë gjendet në stadiumin e qytetit të Gjilanit ku edhe pritet ta bëjë sigurinë e ndeshjes, pasi dihet se rivaliteti I tifozëve “Skifterët “ dhe “Intelektualët” është shumë i madh. /Demokracia.com

Të ngjashme