Sport
Footmercato: Kylian Mbappe ka arritur marrëveshje me Real Madridin
Demokracia
23:29 | 07 Janar 2024

Share:

Telenovela do të mund të përfundojë, me Kylian Mbappen që do të bashkohet me Real Madridin, duke e lënë PSG-në pas gjashtë vite.

Francezi ishte shumë afër dy vite më parë, por e zgjati në minutën e fundit kontratën me PSG-në, gjë që mahniti të gjithë.

Sipas Footmercato, Mbappe tashmë ka arritur marrëveshje me Real Madridin, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Reprezentuesi francez këtë herë pranoi t’i thoshte po klubit Los Bloancos.

Real Madridi, edhe pse ka shfaqur një formë lodhjeje në mediat rreth tyre, ka qenë gjithmonë i gatshëm ta mirëpresë francezin.

Të ngjashme