Lajme
FMN miraton 1.3 miliardë fonde për Ukrainën
Demokracia
08:58 | 08 Tetor 2022

Share:

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar 1.3 miliardë dollarë fonde emergjente për Ukrainën.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë FMN, sipas mediave të huaja.

Ata thanë se autoritetet ukrainase meritojnë një falënderim për ruajtjen e një shkalle të lartë stabiliteti makro-financiar në rrethana veçanërisht të vështira. Lajmi është bërë i ditur edhe nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Presidenti falënderoi drejtoreshën menaxhuese të FMN-së Kristalina Georgieva dhe Bordin Ekzekutiv për mbështetjen e tyre.

Të ngjashme