Lajme
FMN-ja i kërkoi rritjen e pagave, Kurti thoshte se është kundër popullit
Demokracia
22:17 | 04 Nëntor 2022

Share:

Shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, Gabriel Di Bella, gjatë ditës së sotme ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ketë rritje të pagave në sektorin publik. Ndërsa, kryeministri Albin Kurti në një seancë të mëhershme të Kuvendit kishte thënë se rritja e pagave është kundër popullit.

Di Bella nëpërmjet një konference për medie ka treguar komentet e FMN-së sa i përket Ligjit të Pagave dhe ka sugjeruar që të ketë nivelizim të pagave.

“Kjo do të ketë implikime të shpenzimeve buxhetore, kështu që ne dëshirojmë që të ketë një balancim të duhur në mes të shpenzimeve kapitale dhe asaj rrjedhëse. Kosovës i duhen shpenzimet në infrastrukturë, shëndetësi por edhe arsim. Kështu që është me rëndësi, po, të rriten pagat, duhet të rriten, por të bëhet kjo në mënyrë të matur në përputhje me ligjin dhe që të ketë një balancim. Çdo rritje e pagave në sektorin publik duhet pasur parasysh edhe sektorin privat. Sepse aftësia konkurruese në sektorin privat do të ndikohet negativisht. Kemi parë që një punëtor i një ministrie paguhet më shumë sesa një punëtor i një ministrie tjetër, ndonëse e kryen punën e njëjtë. Ne kemi komentuar gjithashtu që ligji duhet të fokusohet në shkathtësitë e profileve”, kishte thënë Di Bella në konferencën e së premtes, përcjell Demokracia.com.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti në një seancë të Kuvendit në gusht të këtij viti kishte thënë se rritja e pagave është kundër popullit.

Kurti kishte thënë se parulla e LVV-së nuk ka qenë rritje e pagave, por punësim dhe drejtësi.

“Parulla jonë me të cilën kemi fituar në zgjedhje ka qenë punësim dhe drejtësi, e jo rritje e pagave, ku ju keni garuar me rritje të pagave dhe keni humbur”, kishte thënë Kurti.

Ai gjithashtu ishte shprehur se rritja e pagave do të ishte kundër popullit dhe se parullën që kanë premtuar partitë që kanë qenë në pushtet, nuk mund ta realizojë ai tani. /Demokracia.com/

Të ngjashme