Lajme
FMN-ja e paraqet Kosovën si vend të varfër, Haliti ironizon: Nuk e kanë dëgjuar ende Kurtin
Demokracia
13:36 | 15 Prill 2023

Share:

Analisti Afrim Haliti ka komentuar raportin e FMN-së, i cili tregon se Kosova është prej vendeve më të varfra në Evropë.

Ai ka ironizuar me këtë raport, duke thënë se FMN-ja nuk e ka idenë se sa ka përparuar Kosova.

Në nje postim në rrjetin social “Faceook”, ai ka shkruar se kjo organizatë duket se nuk e ka dëgjuar kryeministrin Albin Kurti duke folur për rritje ekonomike.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar si duket nuk e ka idenë se sa ka përparuar Kosova ekonomikisht me qeverinë Kurti. Kjo organizatë duket që nuk e ka ndëgjuar asnjëherë Albin Kurtin kur na tregon se si Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike, dhe se si Kosova po zhvillohet në mënyrë enorme gjatë qeverisjes së tij. FMN e kapur nga regjimet e vjetra”, ka shkruar Haliti.

Të ngjashme