Auto&Tech
Fluturakja që i mundëson pilotit të ndihe sikurse Superman, lëvizë me 260 kilometra në orë – ngritet në ajër në mënyrë vertikale dhe horizontale
Demokracia
22:41 | 17 Janar 2022

Share:

Një fluturake në formë të një sateliti, do t’i lejoj pilotit të shijoj peizazhe nga qielli duke lëvizur me 260 kilometra në orë, ku për herë të parë është kryer me sukses testi i fluturimit.

Fluturakja plotësisht elektrike ZEVA Aero e ideuar dhe krijuar nga kompania Tacoma me seli në Washington, kreu një sërë testesh fluturimi mbi zonën rurale Pierce County, transmeton Telegrafi.

Madje kreu në total katër orë fluturim testues, duke simuluar manovra të ndryshme në shpejtësi të vogël – duke u ngjitur në ajër në mënyrë vertikale.

Kompania që e prodhoi e ka përshkruar si “makineri personale fluturuese” që mund të ngritet vertikalisht e horizontalisht në ajër, ku pasagjeri shijon pamje të mrekullueshme nga ajri ngjashëm me trajektoren e Superman.

Prodhimi serik i kësaj fluturake pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt, dhe do të shitet me një çmim fillestar prej 250 mijë dollarëve.

Të ngjashme
Auto&Tech • 22 Prill 2024