Lajme
Fluks në pikën kufitare të Morinit, qytetarë të shumtë nga Kosova drejt qyteteve bregdetare të Shqipërisë
Demokracia
17:11 | 19 Prill 2025

Share:

Në pikën kufitare të Morinit, numri i udhëtarëve që hyjnë në Shqipëri është rritur ndjeshëm me afrimin e sezonit veror.

Kjo e shtunë ka shënuar një fluks të konsiderueshëm të qytetarëve, të cilët udhëtojnë kryesisht drejt qyteteve bregdetare, por jo vetëm, raporton RTSH, transmeton Periskopi.

Përmes kësaj pike kufitare, edhe të huajt po vijnë në Shqipëri gjatë kësaj periudhe për të kaluar disa ditë pushime.

Për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur vonesat, gjatë fundjavave zbatohet kalimi pa kontrolle të detajuara.

Sipas informacioneve zyrtare, vetëm në 24 orët e fundit në këtë pikë kufitare kanë hyrë dhe dalë mbi 15 mijë persona dhe mbi 8.600 automjete./Periskopi/

Të ngjashme