Lajme
Fluks i madh lëvizjesh edhe në kufirin me Malin e Zi
Demokracia
13:43 | 01 Gusht 2021

Share:

Fluks i madh i automjeteve edhe në kufirin me Malin e Zi. Dita e sotme ka shënuar edhe fluksin më të madh të lëvizjes së automjeteve dhe udhëtarëve në pikë kalimin e përbashkët kufitar të Muriqan – Sukobinës, në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi.

Një varg i gjatë makinash, prej më shumë se një kilometër, ishte në pritje për të kaluar kufirin në drejtim të Malit të Zi.

Pjesa më e madhe e automjeteve janë të shtetasve kosovarë, që udhëtojnë për pushime në bregdetin e Ulqinit, apo në vendet e Bashkimit Europian.

Megjithëse autoritetet kufitare po punojnë me katër sportele, udhëtarët qëndrojnë në pritje prej disa orësh për të kaluar kufirin.

“Zëri i Amerikës” ka njoftuar se dita e sotme ka shënuar edhe fluksin më të madh të lëvizjes së automjeteve dhe udhëtarëve në pikëkalimin kufitar të Muriqan – Sukobinës, në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi.

Mëngjesin e së dielës mijëra makina dhe dhjetëra autobusë kaluan nga Morina për në bregdetin shqiptar.

Ky fluks i lartë që i kalon 30 mijë shtetas të Kosovës ka sjellë bllokimin e segmentit Morinë-Kukës të Rrugës së Kombit./Demokracia.com/

Të ngjashme