Sport
Florian Marku sonte përballë boksierit ukrainas, shqiptari premton spektakël
Demokracia
11:28 | 25 Shtator 2021

Share:

Boksieri shqiptar, Florian Marku do ta zhvillojë sonte njërën prej përballjeve më të rëndësishme në karrierë.

Marku do të përballet me boksierin nga Ukraina, Maxim Prodan. Në stadiumin “Tottenham Hotspur Stadium”, do të zhvillohet meçi në dhjetë runde në divizionin e peshave të mesme.

Marku do të hyjë në ring me një rekord prej tetë fitoreve dhe një barazim, gjashtë prej tyre me nokaut.

Kurse, Prodan ka një rekord prej 19 fitoreve, zero humbjeve dhe një barazim, 15 prej të cilave me nokaut. Përballja pritet të nis rreth orës 19:00 (me kohën lokale në Kosovë).

Ky meç i paraprinë sfidës kryesore që zhvillohet sonte ku ndeshën Anthony Joshua me Olaksandr Usyk. /Demokracia.com

 

Të ngjashme