Sport
Florian Marku pas triumfit ndaj britanikut: Jam boksier i pamposhtur
Demokracia
23:30 | 20 Shkurt 2021

Share:

Boksieri shqiptar Florian Marku, ka shënuar një tjetër fitore spektakolare në boksin profesionist, shkruan Demokracia.com

28-vjeçari e ka mposhtur sonte boksierin britanik, Rylan Charlton.

Marku arriti të fitonte pas një supermeçi, duke i bërë kundërshtarët ta hedhin peshqirin.

“Nuk ishte meç i vështirë, por Rylan ishte fantastik. Respekt për të. Unë e dua këtë sport. Nëse dikush më mposhtë unë vetëm e uroj atë. Isha kikbokser, por tani jam boksier dhe mund ta bëjë këtë shumë mirë. Jam shumë i lumtur, pasi shumë njerëz folën kundër meje. Sonte i tregova të gjithëve se ishin gabim. Mua nuk mund të më mposht askush”, ka thënë Marku pas meçit triumfues. /Demokracia.com

Të ngjashme