Boksieri shqiptar, Florian Marku ka zhvilluar sonte njërën prej përballjeve më të rëndësishme në karrierë.
Marku u përball me boksierin nga Ukraina, Maxim Prodan.
Në “Tottenham Hotspur Stadium”, Marku pas 10 ruandeve të zhvilluara ka fituar me poena nga gjyqtarët që njëherësh është fitorja me e rëndësishme në karrierën e tij.
Florian Marku kështu ka fituar titullin në kategorinë velter të IBF-së. /Demokracia.com