Florian Marku e ka konfirmuar meçin e radhës duke zbuluar datën dhe kundërshtarin e tij në ring.
Boksieri shqiptar do të përballet Chris Jenkins në “Utilita Arena” në Newcastle. Kjo përballje do të zhvillohet më 2 prill (e shtunë), shkruan Demokracia.com.
Marku në një postim në Facebook e ka vlerësuar kundërshtarin e tij, ndërsa është shprehur se mezi pret të argëtojë tifozët që do të jenë të pranishëm.
“Jam i lumtur që do të kem luftën time të parë të vitit. Do të jetë fillimi i gjërave shumë të mëdha. Më pëlqen të luftoj, kështu që mezi pres të argëtoj tifozët e mrekullueshëm të Neëcastle dhe t’u tregoj atyre markën time të luftimeve”.
“Chris Jenkins është një kundërshtar i mirë që ka fituar rripat e kampionatit në Britani. Ky është një vit i rëndësishëm për mua dhe po kërkoj të bëj një deklaratë të madhe në Utilita Arena dhe të vendos pjesën tjetër të divizionit ëelterëeight në gatishmëri”, shkroi Marku në llogarinë e tij në Facebook. /Demokracia.com/