Sport
Florian Marku konfirmon datën e meçit për titull, mbahet në stadiumin e Tottenham Hotspur
Demokracia
18:33 | 25 Gusht 2021

Share:

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka bërë të ditur datën e meçit të tij me Prodan.

Data 25 shtator është rezervuar për duelin për titulin IBF International, shkruan Demokracia.com.

Kjo përballje do të mbahet në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër që ka kapacitetin mbi 70 mijë ulëseve.

Meçi i Markut do të mbahet pas duelit të zjarrtë ndërmjet Joshuas dhe Usykut që mbahet në të njëjtin vend.

Marku nëpërmjet llogarisë në Facebook ka shkruar se është në dorën e tij ta bëj ëndrrën realitet. /Demokracia.com

Të ngjashme