Sport
Florentino Perez reagon pasi Mbappe zgjodhi PSG-në
Demokracia
19:45 | 21 Maj 2022

Share:

Tashmë duket se ka marrë fund gjithçka sa i përket të ardhmes së Kylian Mbappes.

Ylli francez ka refuzuar Real Madridin për të vendosur ta vazhdojë kontratën me PSG-në, gjë e cila ka shkaktuar reagime të shumta, transmeton Demokracia.com.

As kësaj ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

“Pendohem për gjërat që ka ndodhur në ditët e fundit. Ata shkatërruan ëndrrën që kishe si fëmijë. Të uroj më të mirat”, ishte përgjigja e presidentit madrilen për Mbappe.

Ndërkohë, ka raportime se Real Madrid asnjëherë më nuk do provojë transferimin e Mbappe, pavarësisht se kush do jetë president i klubit në të ardhmen. /Demokracia.com

Të ngjashme