Lifestyle
Flokët bien më shumë pranverë, ka disa arsye
Demokracia
09:27 | 24 Mars 2023

Share:

Humbja e flokëve në stinën e pranverës është një gjë e natyrshme e zhvillimit të flokëve.

Rënia e flokëve është një problem shqetësues për shumë individë. Kjo gjë vjen nga një sërë shkaqesh siç janë: stresi, sëmundjet, pakujdesia apo trashëgimia.

Por një tjetër faktor që luan rol të madh në ndryshimin e gjendjes së flokut tonë është edhe ndërrimi i stinëve. Pikërisht pranvera, stina në të cilën ndodhemi momentalisht, është një ndër më problematiket.

Me fillimin e pranverës, jo vetëm natyra rigjallërohet, por edhe trupi i njeriut. Cikli jetësor i qelizave ndryshon dhe kjo çon në rinovimin e tyre me intensitet më të lartë.

Si rezultat, lëkura fillon të “zhvishet” dhe rrjedhimisht fillon edhe humbja e flokëve. Por ju nuk duhet të shqetësoheni për këtë fenomen pasi është totalisht normal për të gjithë njerëzit. Humbja e flokëve në stinën e pranverës është një gjë e natyrshme e zhvillimit të flokëve.
Sipas mjekëve shkaqet kryesore të humbjes së flokëve në pranverë janë:
Kushtet klimatike, të cilat ndikojnë në ekuilibrin hormonal në trup dhe në këtë mënyrë në fazat e rritjes së flokëve.

Poret e bllokuara të kokës, të shkaktuara nga djersa nën ndikimin e temperaturave.

Ekspozimi i tepruar ndaj diellit (rrezet ultravjollcë).

Të ngjashme
Lifestyle • 18 Prill 2024