Skuadra gjermane Bayern Munich mbrëmë arriti ta siguroi një tjetër trofe të çmueshëm. Bavarezët “pushtuan” botën duke e fituar Kupën e Botës për klube, transmeton Demokracia.com.
Trajneri Hansi Flick ka mbetur i befasuar me të arriturat në bankinën e Bayern Munichut brenda vetëm një 1 edicioni.
Falë suksesit minimal 1:0 ndaj Tigres, Bayerni fitoi trofeun e 6-të për sezonin 2019-2020, duke triumfuar në të gjitha kompeticionet ku ka marrë pjesë.
“Urime skuadrës për këtë arritje historike, fitimin e trofeut të gjashtë brenda një viti. Ka qenë sezoni më i bukur dhe fitues i historisë së Bayern Munich”, ka thënë Flick. /Demokracia.com