Lajme
Flet vajza e bosit italian, Matteo Messina Denaro: Nuk dua ta shoh me sy
Demokracia
14:15 | 21 Janar 2023

Share:

Vajza e Matteo Messina Denaro, Lorenza Alagna, 27 vjeç, ka deklaruar se nuk dëshiron ta shohë babanë e saj, as në burg dhe askund tjetër. Sipas nënës dhe të fejuarit të Lorenzës, ajo nuk ka asnjë qëllim që ta takojë ndonjëherë babanë e saj, aq sa edhe për mbiemër mban atë të nënës.

Këtë vendim, 27-vjeçarja e mori pas titujve të mediave të shkruara dhe atyre televizive në mbarë botën, ku flitet për babanë e saj, që ishte në kërkim prej 30 vitesh.

Lorenza, vajza e Françeskës, është vajza e vetme zyrtare e shefit dhe deri në vitin 2013 ka jetuar në shtëpinë e gjyshes së saj nga babai me mamanë.

Më pas, ato të dyja vendosën të shkëputnin lidhjet me familjen e Messina Denaro dhe shkuan të jetonin diku tjetër. Lorenza, e cila mban mbiemrin e saj nga nëna, jeton në Castelvetrano dhe më 14 korrik 2021 lindi një fëmijë, i cili nuk ka të njëjtin mbiemër me gjyshin e tij.

Të ngjashme