Lajme
Flet studenti kosovar në Stamboll që banon afër sheshit ku ndodhi shpërthimi
Demokracia
17:22 | 13 Nëntor 2022

Share:

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot pasdite në një rrugë të sheshit të famshëm Taksim në Stamboll, ku numri i viktimave deri më tani ka arritur në 6, ndërsa i të plagosurve në 53.

Studenti kosovar në Stamboll, Arbër Misini, i cili banon veç 10 minuta larg rrugës ku ndodhi shpërthimi me bombë, në një deklaratë për Periskopin ka treguar gjendjen që po mbretëron pas tragjedisë atje.

Ai ka thënë se për fat të mirë, gjendej në banesë në ato momente, por që shpërthimi është dëgjuar mjaft shumë.

Ndërsa tregon se rrugët janë të bllokuara, e ka shume panik në rrugë.

“Ende s’po dihen shkaqet. Rrugët janë bllokuar nga policia. Ka shumë panik mes qytetarëve dhe interneti po funksionon shume dobët, me gjasë që të mos shpërndahen raportimet e pamjet”, ka thënë Misini shkurt për Periskopin.

Kujtojmë se sot rreth orës 16 ndodhi shpërthimi në Stamboll, por ende nuk ka detaje zyrtare se si ka ardhur deri te shpërthimi. Në vendin e ngjarjes janë ekipet mjekësore dhe policia, derisa guvernatori i këtij qyteti ka thënë se do të njoftoi për të rejat e fundit.

Të ngjashme