Lajme
Flet Rasim Maloku pasi iu dëmtua shtëpia – a ka të bëjë me punën e tij si prokuror?
Demokracia
19:07 | 04 Mars 2024

Share:

Prokurori Rasim Maloku është deklaruar pas dëmtimit të shtëpisë së tij në Ferizaj nga persona të panjohur.

Maloku në një prononcim për Paparacin konfirmon dëmtimin e shtëpisë, por momentalisht nuk pohon nëse rasti ka të bëjë me ushtrimin e detyrës si prokuror.

“Është e vërtetë se mu ka dëmtu shtëpia, po tani nuk muj me pohu se ka lidhje me punën, derisa të kryhen disa hetime nga policia”, thotë Maloku.

Paparaci pak më parë raportoi se Malokut i është demoluar shtëpia nga disa persona të panjohur gjatë ditës së diel.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, teksa kanë konfirmuar se janë duke vazhduar hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

Të ngjashme