Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Prishtinë.
Kandidati për president të Kosovës nga kjo parti Ramush Haradinaj, tha se në tubimin përmbyllës rikonfirmuan atë se për çka qëndrojnë si Aleancë, përcjell Demokracia.com.
“Në tubimin përmbyllës sot në Prishtinë, rikonfirmuam atë se për çka qëndrojmë si Aleancë: Kosovë e mbrojtur, e sigurt, e zhvilluar, e pacënuar, e integruar në familjen e shteteve demokratike.”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Më poshtë gjeni postimin e plotë pa ndërhyrje:
Na priftë e mbara!
#FORCAEKOSOVËS #VOTO135
RH
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2442428085881591