Lajme
Flet pa dorëza | Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri: Është gabim t’i kërkojmë opozitës të na rrejë qysh ka rrejtë Vetëvendosja për me ardh në pushtet
Demokracia
10:24 | 12 Tetor 2023

Share:

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka qenë si kurrë më parë i drejtpërdrejtë për të dekonstruktuar partinë të cilën e drejtoi për katër vite, duke filluar nga viti 2015.

Për ish-kryetarin e Vetëvendosjes dhe ish-shefin e deputetëve të kësaj partie, rruga që kishte zgjedhur ky subjekt për të ardhur në pushtet është e mbushur me gënjeshtra të shumta, shkruan Demokracia.com.

Gjatë emisionit Debat Plus, në RTV Dukagjini, të datës 10 tetor 2023, Ymeri ka parashtruar pyetjen se “Çka ka thënë Vetëvendosja për me ardhë në pushtet?”, të cilës vetë i ka dhënë përgjigje.

Sipas Ymerit, do të ishte gabim shumë i madh që opozitës së sotme (PDK, LDK, AKK) t’i kërkohet që “të dalë dhe të na rrejë qysh ka rrejtë Vetëvendosja”.

“Çka ka thanë Vetëvendosja për me ardhë në pushtet? ‘Nuk bëj dialog me Serbinë’, ‘nuk i pranoj këto kushte’, ‘nuk e pranoj këtë projekt’, ‘nuk e pranoj këtë marrëveshje ndërkombëtare’, ‘do ta ribëjmë procesin e privatizimit për t’i shërbyer ekonomisë së Kosovës’, ‘do t’i ndryshojmë tatimet’… Tash, këto gjëra – nuk janë aty. Ne, nuk mundemi sot dhe mendoj se është gabim jashtëzakonisht i madh t’i kërkojmë opozitës së sotme që të dalë dhe të na rrejë qysh ka rrejtë Vetëvendosja”, ka thënë ish-kreu i VV-së, Visar Ymeri. /Demokracia.com/

Video e plotë:

Të ngjashme