Sport
Flet lojtari kuqezi që la Zvicrën për Shqipërinë
Demokracia
14:32 | 22 Mars 2022

Share:

Adrian Bajrami është risi e Kombëtares Shqiptare për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Lojtari i ardhur nga të rinjtë e Benficës është shprehur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Spanjën se është gati të debutojë te kuqezinjtë. Për të ka pasur interes edhe nga Zvicra, por zgjodhi që të vazhdojë me Shqipërinë.

“Dita e parë e stërvitjet ishte shumë e mirë. Mendoja se do të ishte më e vështirë, por nuk ishte. Kemi pasur stërvitje. Lenjani dhe Gjimshiti flasin gjermanisht dhe më kanë ndihmuar të përshtatem. Shpresoj të ambientohem dhe më mirë. Shpresoj te debutimi.

Unë jam gati. Jam në formë. Kam luajtur me Benficën. Jam kapiten i ekipit tim. Kështu që unë jam gati. Është përgjegjësi e madhe të luash me Benficën. Kam mësuar shumë aty. Jam rritur si person. Jam rritur si futbollist. Me kalimin e kohës të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Bajrami. /Demokracia.com

Të ngjashme