Lajme
Flet kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi: Jam kanosur nga një person, lidhet me çështje punësimi
Demokracia
10:54 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Është kanosur kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nga një person përmes telefonit.

Rastin e ka konfirmuar Idrizi për Gazetën Online Reporteri.net. Ai ka thënë se rastin e ka raportuar në polici.

“Po është e vërtetë se jam kanosur nga një person përemes telefonit. E kam raportuar rastin në polici, kanosja lidhet me çështje punësimi në arsim”, ka thënë Idrizi.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i Vushtrrisë është kanosur përmes telefonit, dhe se personi i dyshuar është arrestuar.

“Vushtrri 29.12.2023-14:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme