Lajme
Flet kryetari i OVL-së së UÇK-së në Ferizaj për djegien e bunkerit në Pikën 6 në Jezerc
Demokracia
17:47 | 30 Maj 2025

Share:

Mbrëmë është djegur bunkeri në Pikën 6 në Jezerc, ku kryetari i OVL-së së UÇK-së në Ferizaj, Afrim Mehmeti, ka shprehur shqetësimin në lidhje me këtë incident.

Mehmeti në një intervistë për Klan Kosovën, tha se në lidhje me incidentin është njoftuar policia dhe po kërkojnë personat përgjegjës, raporton Periskopi.

Ai ndër të tjera ka thënë që shpreson se arsye e kësaj vepre të jetë pakujdesia sepse në të kundërtën dëmtimi i aseteve është i papranueshëm kundrejt përpjekjeve të vazhdueshme të veteranëve për ti ruajtur vlerat e luftës çlirimtare.

Të ngjashme