Lajme
Flet gjyshi i njërit nga nxënësit e lënduar: U lëndua duke ndihmuar shokun
Demokracia
13:59 | 18 Prill 2023

Share:

Gjyshi i njërit nga dy nxënësit e lënduar të shkollës “Faik Konica” nga energjia elektrike ka treguar se nipi i tij ishte lënduar gjersa kishte ndihmuar shokun e tij.

Në një prononcim për media, ai tregon se nipi i tij kishte dëgjuar krismën e trafos elektrike dhe, britmën e nxënësit.

“Ai tjetri ka gjendjen pak më të dobët e Ermali (nipi) e ka gjendjen pak më të mirë. Rasti ka ndodhur tek një trafo në shkollën “Faik Konica”, ky Ermali tregon se ka tentuar ta nxjerrë shokun nga trafoja dhe është lënduar, ka dorën e lënduar dhe është jashtë rrezikut”, ka treguar ai.

“Kam tentuar ta nxjerr shokun, ia kam dëgjuar krismën, ia kam dëgjuar britmën”, tha ai.

Dy nxënësit, të dy 15-vjeçar, janë lënduar nga energjia elektrike në shkollën “Faik Konica”, të martën.

Të ngjashme