Lajme
Para se ta vriste, e kishte rrahur: Gruaja që u qëllua për vdekje nga burri kishte plagë të rënda në trup
Demokracia
17:41 | 05 Janar 2022

Share:

Një burrë dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Spitalin e Mitrovicës, Luljeta Buçinca-Zhubi, për Demokracia.com ka treguar se viktima ka pasur plagë të rënda, në gjoks, qafë, kraharorë e dorë.

“Rreth orës 14:00 jemi njoftuar për rastin, bëhet fjalë për një grua të moshës 48 vjeçare. Ajo është sjell dhe pa shenja jete deri sa e kanë sjell në spitalin rajonal të Mitrovicës”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka deklaruar se viktima ka qenë pa shenja jete kur është dërguar në spitalin e Mitrovicës.

“Rreth orës 14:00 jemi njoftuar për rastin, bëhet fjalë për një grua të moshës 48 vjeçare. Ajo është sjellë pa shenja jete në spitalin rajonal të Mitrovicës”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:40, përcjell Demokracia.com.

“Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në fund, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjet janë sekuestruar një pistoletë dhe gjashtë gëzhoja./Demokracia.com/

Të ngjashme