Lajme
Flet Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Koha të bëhemi bashkë kundër terrorizmit, në këtë përpjekje na duhen aleatë
Demokracia
12:57 | 27 Shtator 2023

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar në profilin e tij në Facebook në lidhje me takimin që e kishte me presidenten Osmani.

“Të dashur qytetarë, mbrëmë kam pranuar ftesë nga Presidentja e Kosovës për takim të përbashkët me të dhe Drejtorin e AKI-së”, ka shkruar ai.

“Këtë mëngjes, në takimin e përbashkët, jam informuar mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve shtetërore – veçmas ato të sigurisë e inteligjencës – në përballje me sulmet terroriste gjatë ditëve të fundit; dhe jo vetëm”.

Abdixhiku tha se tani është koha që Kosova të bashkohet politikisht në betejën kundër terrorizmit, porse për këtë i duhen aleatët.

“Kam shprehur mirënjohjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjithë në shërbim. Kam shprehur po ashtu domosdoshmërinë e unitetit nacional në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia; si shtet sponsorizues e strehues i terroristëve”.

“Djemtë e vajzat tona fituan betejën kundër terrorizmit në terren. Është koha ta fitojmë atë diplomatike në politikë. Në këtë përpjekje jemi bashkë. Në këtë përpjekje na duhen aleatë”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme