COVID-19KosovaSot:8Të gjitha:272,075|Bota 623,014,271
Kuriozitete
Flet 28-vjeçari që sulmoi arkivolin e mbretëreshës Elizabeth: “Doja të shihja nëse kishte vdekur vërtetë”
Demokracia
13:31 | 21 Shtator 2022

Share:

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me arsyet pse një 28-vjeçar tentoi të merrte me forcë flamurin e Royal Standard, që kishte mbështjellë arkivolin e e Mbretëreshës Elizabeta II.

Muhammad Khan ka rrëfyer përpara hetuesve se “nuk besonte se mbretëresha ka kishte vdekur”.

I riu ka zbuluar planin e tij të plotë, pasi kishte planifikuar të hynte në rezidencat mbretërore, ku përfshihet edhe Pallati Buckingham.

28-vjeçari, i cili priti 14 orë në radhë për t’iu afruar mjaftueshëm arkomortit, dyshohet se do t’u shkruante anëtarëve të familjes mbretërore dhe nëse nuk do të merrte përgjigje, ai kishte planifikuar të përpiqej të shkonte dhe të fliste vetë me Mbretëreshën.

Kur 28-vjeçari u pyet se çfarë do të bënte nëse do të ishte i pasuksesshëm, ai zbuloi në gjykatë se do të vazhdonte të tentonte të mësynte në këto ambiente për sa kohë që ishte gjallë.

Khan, u paraqit pasditen e djeshme në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit, me prokurorin që e shpjegoi çështjen duke thënë se i riu vuan nga iluzionet dhe beson se mbreti Charles ka manipuluar vdekjen e Mbretëreshës.

Të ngjashme
Kuriozitete • 01 Tetor 2022