Lajme
Flasin nga Spitali i Mitrovicës: Polici është sjellë pa shenja jete
Demokracia
13:19 | 16 Mars 2022

Share:

Një zyrtar policor është vrarë aksidentalisht në poligon të gjuajtjeve në Cërnushë të Mitrovicës.

Zëdhënësja e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Nita Mustafa, ka thënë për KlanKosova.tv se polici në emergjencë është dërguar pa shenja jete.

“Polici i vrarë është sjellë pa shenja jete tek ne në Spitalin e Mitrovicës, mjekët nuk kanë mundur t’i ofrojnë asnjë shërbim pasi ka ardhur pa shenja jete”, është shprehur ajo.

“Viktima ende gjendet në spitalin tonë derisa ekipet e mjekësisë ligjore të vijnë ta marrin”.

Të ngjashme