Lajme
Flasin nga Policia: Të shtëna armësh në Prishtinë, nuk ka të lënduar
Demokracia
21:35 | 18 Prill 2024

Share:

Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur të shtëna armësh.

Lidhur me rastin, policia bën me dije se nuk ka persona të lënduar.

Ndërkaq njëri nga personat e përfshirë në ngjarje, është siguruar nga ana e policisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

Dyshohet për një të vdekur të pompa e derivateve ‘Kastrati’ në Prishtinë

 

Të ngjashme