Lajme
Flasin nga policia për aksidentin në Fushë Kosovë që raportoi Demokracia.com
Demokracia
19:38 | 09 Mars 2021

Share:

Tri vetura janë përfshirë në një aksident në Fushë Kosovë, ku për pasojë një person është lënduar.

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Lexo edhe: 

Aksident në Fushë Kosovë

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Demokracia.com se, një person ka mbetur i lënduar përderisa tri vetura janë përfshirë në këtë aksident.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka treguar Ahmeti.

Tutje ajo ka thënë se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025
Lajme • 23 Prill 2025