Lajme
Flasin nga policia: Dy zyrtarë u lënduan gjatë përleshjes me aktivitët e PSD-së
Demokracia
15:17 | 02 Shkurt 2021

Share:

Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar sot pas përleshjes që ndodhi gjatë aktivitetit të PSD-së.

Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetit.

Ahmeti ka theksuar se nga aktiviteti kanë mbetur të lënduar lehtë dy zrtarë policorë.

Tutje, ajo ka thënë se policia po i trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen, përderisa po koordinohen vendimet me mekanizmat e tjerë.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se si pasoj dy zyrtar policorë kanë pësuar lëndime të lehta përderisa në objektin e qeverisë janë vendosur grafite, raporton Demokracia.com

“Sot rreth orës 12:15 në shesh në Prishtinë, një grumbull personash kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar. Përkundër faktit që këtyre personave u është bërë e qartë nga policia se veprimet e tilla janë të palejuara, të njëjtit duke shpërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, me veprimet dhe sjelljet e tyre kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare.Si pasoj e veprimeve të lartcekura dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime të lehta përderisa në objektin e Qeverisë janë vendosur grafite. Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit”, tha Flora Ahmeti.

Kujtojmë se Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion para objektit të Qeverisë, e që më vonë pasoi edhe me përleshje me policinë e Kosovës./Demokracia.com

 

Të ngjashme