Lajme
Flasin nga Klinika Emergjente për gjendjen e 30 vjeçares pas goditjes nga lisi: Është jashtë rrezikut për jetë
Demokracia
17:09 | 06 Qershor 2022

Share:

Një 30 vjeçar ka vdekur dhe një 30 vjeçare ka mbetur e lënduar si pasojë e rrëzimit të lisit në rrugën “Vaso Pasha”, në Prishtinë.

30 vjeçarja është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Ejup Govori, në një prononcim për Demokacia.com ka treguar në detaje për gjendjen shëndetësore të 30 vjeçares.

“Gjendja e saj është stabile, pra është jashtë rrezikut për jetë, por ka lëndime serioze në ekstremitet e poshtme. Ende nuk kemi raport të detajuar por dyshohet për frakturë”, ka thënë Govori.

Ai tutje ka thënë se e lënduara ka dhimbje të shpinës.

“Ka dhimbje të shpinës dhe lëndime të unazave të shpinës, i kemi bërë edhe një test nëse mund të ketë diçka më shumë, por që kemi marrë rezultatin që nuk është ajo që po mendojmë”, tha mjeku kujdestar. /Demokracia.com/

Të ngjashme