Lifestyle
Flasin ekspertët: Ja pse gripi stinor nuk është “diçka e vogël” për fëmijët
Demokracia
09:39 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Në një kohë kur sapo kemi hyrë në stinën e ftohtë të vitit, rritet edhe mundësia që njeriu të jetë më i ekspozuar ndaj sëmundjeve, sidomos gripit stinor. Por, ata që janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve që mbart në vetvete ky virus stinor, janë pikërisht fëmijët, edhe pse për prindërit shpeshherë është “diçka e vogël” dhe se do ta kalojnë si gjithmonë.

Por, nuk është aspak kështu. Specialistët, gjithmonë janë shqetësuar për këtë fakt, pra se prindërit nuk e konsiderojnë një çështje të ftohtin dhe gripin te fëmijët e tyre. Sipas tyre, kombinimi i temperaturës së lartë dhe të mos ndierit mirë, e bën të vështirë te fëmijët që të konsumojnë ilaçe, pasi kjo mund të çojë në dehidratim.

Po ashtu, një tjetër shqetësim i bluzave të bardha është edhe përhapja e shpejtë tek anëtarët e tjerë të familjes së të prekurve. Janë të shumtë prindërit, të cilët ndërkohë që kujdesen për të vegjlit e tyre, kanë përjetuar edhe ata vetë simptoma të të përzierave dhe lodhje të vazhdueshme.

Sikurse shkruan CNN, Akademia e Pediatrëve Amerikanë rekomandon që fëmijët të vaksinohen, duke filluar nga mosha 6-vjeçare, ndërsa fëmijët 6-muajsh deri në 8 vjeç që e kanë marrë njërën dozë, të marrin edhe dozën e dytë një muaj më pas.

Të ngjashme