Sport
Flamurtari vazhdon të përforcohet, prezanton Gashin e Behlulin
Demokracia
22:07 | 08 Qershor 2022

Share:

Skuadra e Flamurtarit ka filluar të mendojë seriozisht për stinorin e ri.

Kryeqytetasit kanë transferuar mesfushorin prizrenas, Roni Gashi si dhe portierin gjilanas, Laurit Behluli.

Mesfushori Roni Gashi vjen nga Liria e Prizrenit, derisa ishte pjesë e shumë skuadrave të njohura e karrierë ka bërë edhe në Shqipëri ku ka arritur të fitoj Kupën e Shqipërisë me Teutën e Durrësit.

Ndërkohë Laurit Behluli ka qenë pjesë e Prishtinës, i huazuar tek skuadra e Kikës në Ligën e Parë.

Flamurtari nuk pritet të ndalet me kaq, pasi synon të bëjë tjera afrime të rëndësishme ku synim është rikthimi në elitën e futbollit kosovar./Demokracia.com/

Të ngjashme