Pas përfundimit të edicionit 2021/22, Flamurtari i Prishtinës e ka nisur vrullshëm punën në tregun e transferimeve.
Klubi prishtinas që garon në Ligën e Parë, dëshiron që të rikthehet në elitë në edicionin e ri.
Raportohet se kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje me tre futbollistë me përvojë.
Burime të FrontOnline mësojnë se Flamurtari ka kompletuar marrëveshjet me tre mbrojtës me përvojë në futbollin kosovar.
Bëhet fjalë për Fidan Gërbeshin, Labinot Ibrahimin dhe Viktor Kukën.
Dyshja lipjanase – Gërbeshi dhe Ibrahimi – ishin pjesë e Malishevës në edicionin që lamë pas.
Kurse, Kuka ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit. Zyrtarizimi i këtyre transferimeve pritet të bëhet së shpejti.
Ndryshe, në edicionin 2021/22, Flamurtari e mbylli në vendin e shtatë me 34 pikë në grupin B.