Sport
Flamuri i Kosovës vendoset në projektin e stadiumit të Arsenalit
Demokracia
20:19 | 11 Janar 2023

Share:

Arsenali ka publikuar tetë vepra të artit nëpërmjet të cilave festohet trashëgimia, suksesi dhe marrëdhëniet e klubit me komunitetin, legjendat që kanë qenë pjesë e këtij klubi.

Në artet e veçanta të publikuara nga klubi londinez kanë marrë pjesë edhe tifozë të Arsenalit nga mbarë bota. Nuk ka munguar as flamuri i Kosovës.

“Revolveristët” kanë punuar me legjendat e skuadrës, familjet e tyre e artistë të ndryshëm në nëntë muajt e fundit, për të dizajnuar e për të jetësuar këtë art.

Në këtë projekt nuk janë përfshirë lojtarët aktual, por më shumë se 700 përkrahës të skuadrës, të cilët kanë përcjellë Arsenalin për shumë vjet, kanë dhënë kontributin e tyre.

“Pas një pune të palodhur në shumë vite, një ëndërr e bërë realitet e gjithë fansave të Arsenalit në Kosovë, që ta shohin flamurin e Republikës së Kosovës në mesin e gjithë shteteve të gjithë botës, padyshim që nuk mund të mungonte flamuri ynë i Republikës së Kosovës në Emirates Stadium!”, ka shkruar të mërkurën në mbrëmje Arsenal Kosovo Supporters Club, faqja e tifozëve zyrtar të Arsenalit në Kosovë.

Të ngjashme