Sport
Flamuri i Kosovës vendoset në “Emirates Stadium”, Arsenali publikon pamjet para 21 milionë ndjekësve
Demokracia
19:27 | 07 Shkurt 2023

Share:

Flamuri i Republikës së Kosovës është vendosur në stadiumin e Arsenalit “Emirates” në Londër.

Tifozët kosovarë të Arsenalit do të përfaqësohen nga flamuri shtetëror i Kosovës i cili është vendosur në objektin e jashtëm të stadiumit në Londër, shkruan Demokracia.com.

Arsenal ka publikuar fotografinë e plotë e shumë flamujve të shteteve anekënd botës të cilët kanë tifozë të tyre.

Faqja zyrtare e “Topçinjve” posedon mbi 21 milionë ndjekës, ndërkohë që postimin për 10 minuta e kanë parë afër 100 mijë profile në Tëitter.


Me këtë rast, ka reaguar edhe faqja e tifozëve të Arsenalit në Kosovë.

“Flamuri i Republikës së Kosovës, asesi nuk mund të mungonte në Emirates Stadium” – ka shkruar Arsenal Kosovo Supporters Club.

Arsenali është ndër klubet e simpatizuara nga tifozët kosovarë.

Pjesë e tyre është edhe mesfushori shqiptar nga Prishtina, Granit Xhaka./Demokracia.com/

Të ngjashme