Flamuri i shtetit të Kosovës është vendosur në Fshatin Olimpik të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.
Kosova do të përfaqësohet nga 11 sportisë në këto Lojëra Olimpike, shkruan Demokracia.com.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar në faqen zyrtare disa fotografi ku shihet flamuri i Kosovës duke valuar përkrah me flamujt e shteteve të tjera pjesëmarrëse.
Ekipi i Kosovës tashmë është akomoduar në Tokio dhe janë të gatshëm për paraqitje dinjitoze dhe me objektiv që të sjellin ndonjë medalje. /Demokracia.com