Gjiganti kroat, Dinamo Zagreb ka arritur mbrëmë ta sigurojë kualifikimin në 1/16-të të Ligës së Europës, shkruan Demokracia.com.
Kjo e arritur është festuar shumë nga gjiganti kroat tek i cili me shumë sukses po luan edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati.
Gjatë festës së kalimit në rrethin tjetër në zhveshtoret e klubit kroat shihet edhe flamuri i Kosovës përkrahë disa flamujve tjerë europian. /Demokracia.com