Lajme
Flamuri i Kosovës në gjysmështizë në MPJD, ish ambasadorja pyet me ironi se çfarë po ndodh
Demokracia
20:23 | 30 Prill 2022

Share:

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Bukurie Gjonabalaj, ka reaguar në llogarinë e saj në Facebook duke postuar një fotografi ku flamuri i Kosovës në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës shihet në gjysmështizë.

Gjobalaj ka pyetur me ironi se për kë është ulur flamuri në gjysmështizë, shkruan Demokracia.com.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës – Flamuri në gjysmështizë, a thua për kënd”, ka shkruar ish- ambasadorja Gjonbalaj.

MPJD është karakterizuar më shumë skandale, shkarkime dhe telashe që nga ardhja në krye të saj të Donika Gërvallës. /Demokracia.com/

Të ngjashme