Futbolli kosovar kohëve të fundit ka shënuar një rritje të madhe. Klubet kanë investuar bukur shumë duke sjell lojtarë nga shumë vende të ndryshme.
Ajo që bie në sy është edhe angazhimi i brazilianëve, shkruan Demokracia.com.
Gjilani tashmë e ka një të tillë dhe ai vazhdimisht ka mbështetje nga familjarët e tij në tribuna.
Në ndeshjen e parë të këtij stinori që u zhvillua në kuadër të Kupës, Gjilani ishte nikoqir i Dukagjinit ku triumfoi me rezultat 2:1. Goli vendimtar u shënua nga braziliani Elton Pereira Gomes i njohur si Elton Cale.
Ai në tribuna kishte një tifoze të veçanët e cila edhe e mbështeti duke shpalosur flamurin brazilian.
Padyshim ky është një imazh i mirë që i jep futbollit tonë që tashmë është bërë joshës për shumë futbollistë të huaj. /Demokracia.com